Piano turistico
Takimi i shoqëruesit dhe përfaqsuesit të Collina Travel me grupin në Tiranë në aeroportit Ndërkombëtar Nene Tereza. Tre ore perpara nisjes për Singapor me kompaninë
• Emirates ( Kompania 5🌟 për fluturime internacionale)*
Keshillë për udhëtimin: Vishni shtresa të rehatshme. Mbani dokumentet dhe barnat në bagazhin e dorës gjatë gjithë udhëtimit.
Vazhdojmë me procedurat për imbarkim.
Nisja ne oren 18:00.
Darka dhe mengjesi në Avion.
Dita e 2 - 09/11/ 2026 - SINGAPOR
Mbritja në Singapor rreth orës 13:35.
Takim me shoqëruesin në aeroport që do bëjë transferimin e grupit më autobus drejt Hotelit me 4🌟 në qendër të qytetit të Singaporit.
Pasdite e lirë për t'u orientuar me zonën dhe për tu ambjentuar me klimën tropikale. Nje vizite në Marina Bay Sands.
Darka e lirë.
( Sygjerim) Darka mund të konsumohet edhe në Qendrën Komerciale që eshte ngjitur me Hotelin ku ka lokale me çmime të favorshme.
Mengjesi në hotel.
Ora 09:00
Fillojmë visitën me Gardens by the Bay (Supertree Grove ). Gardens by the Bay është një park futuristik ikonik me peme gjigande artificiale me klimë të kontrolluar, serat gjigante Flower Dome dhe Cloud Forest, ku natyra tropikale bashkohet në mënyrë perfekte me arkitekturën moderne të Singaporit. Vazhdojmë me Marina Bay Sands. Marina Bay Sands është simboli i luksit dhe i modernitetit të Singaporit, i famshëm për pishinën infinity më ikonike në botë, pamjet spektakolare mbi qytet, qendrën tregtare luksoze, kazinonë dhe shëtitoren panoramike mbi gjirin e Marinës. Hoteli me rreth 2.560 dhoma dhe suita, të shpërndara në 3 kulla 57-katëshe, të lidhura nga SkyPark mbi 200 metra lartësi, ku ndodhet pishina infinity ikonike. Eshte një nga hotelet më të mëdhenj në botë.
Darka e lire
Mbrëmja te "Supertrees" për shfaqjen e dritave dhe muzikës.
Mëngjesi në hotel
Vizitë në Chinatown.
Chinatown, vizitojmë Tempullin Buddha Tooth Relic, Tempullin Sri Mariamman (tempulli hindu më i vjetër në qytet), rrugicat tradicionale me shophouses shumëngjyrëshe, dyqane suveniresh dhe hawker centers tipike për shije autentike lokale. Vazhdojmë me Little India, ku vizitojmë Tempullin Sri Veeramakaliamman, shëtisim mes dyqaneve tradicionale me erëza, ar dhe tekstile shumëngjyrëshe, si dhe përjetojmë atmosferën autentike indiane me muzikë, aroma dhe kuzhinë tipike.
Dreka e lirë në zonë
Pasdite check out ne hotel. Nisemi me autobus rreth orës 16:00 për në aeroportin e Singaporit për tu nisur në orën 19:40 drejt Auckland ( Zelandën e Re ).
Te gjitha vaktet e ushqimit të organizuar në avion.
Dita e 5 - 12/11/ 2026 -AUCKLAND - ZELANDA E RE
Mbërritje në Auckland (Zelanda e Re) rreth orës 14:55
Takimi me shoqeruesin dhe transferimi në hotel me 4🌟 në qendër të qytetit të Aucklandit, qyteti i dy porteve.
Pas akomodimit në hotel,
do vazhdojmë me një shëtitje në Rrugen Mbreteresha. Rruga Mbretëresha, rruga kryesore e Aucklandit, ku mund të përjetoni atmosferën dhe shijen kozmopolite të Aucklandit. Të gjitha rrugët të çojnë këtu. Rruga është emëruar për nder të mbretëreshës Victoria. Këtu janë zyrat e bankave dhe korporatave më të mëdha, qendra tregtare elitare, hotele, restorante dhe kafene të shumta, dyqane suveniresh. Shumë muzikantë të rrugës e tjera. Vazhdojmë me shetitje buzë detit në Viaduct Harbour. Vizitë në Muzeu Detar i Zelandës së Re
Kushtuar historisë detare të vendit ku janë paraqitur koleksione mbi tregtinë detare, gjuetinë e balenave, ndodhet edhe një galeri e vogël me piktura nga Zelanda e Re artistë detarë.,të ndërthurura me natyrë dhe jetë urbane moderne.
Darka e lirë.
Mëngjesi në hotel.
Ekskursioni i ditës fokusuar te kultura Māori: vizitë në Muzeu Memorial i Luftes në Auckland Ekspozita të shumta muzeale i kushtohen periudhave dhe ngjarjeve historike që ishin të rëndësishme për qytetin dhe vendin në tërësi. Koleksionet e enëve, bizhuterive, armëve, modeleve të banesave janë paraqitur në ekspozita rreth popullit autokton të Zelanda e Re.
Dreka e lirë në zonë.
Pas konsumimit të drekes vizitojmë Kullen e telekomunikacionit që dominon në të gjithë qytetin është 328 metra e lartë. Është ndërtuar në vitin 1997. Është struktura më e lartë në hemisferën jugore. Ka 3 ashensorë xhami, 3 kuvertë vëzhgimi rrethor, ai kryesor me dysheme xhami ndodhet në një lartësi prej 186 metrash. Në krye të kullës ka 2 restorante, njëri prej të cilëve rrotullohet 360°. Opsionale - Kush deshiron të provojë guximin ekziston një argëtim ekstrem – kërcimi nga platforma e sipërme e kullës, e cila është 192 metra e lartë.
Darka e lirë.
Dita e 7 -14/11/ 2026 - ADELAIDE - AUSTRALIA
Auckland - Adelaide ( Australia ).
Mengjesi në hotel.
Dita e lirë si dita e fundit për shoping ku mund të blini suvenire apo dhe të tjera sende për të kujtuar ketë vend dhe udhetim tuaj.
Check out nga hoteli
Nisja me autobus rreth orës 13:45 drejt aeroportit të Auckland për t'u nisur drejt Adelaide ( Australia ) në orën 16:30.
Mbërritja në Adelaide në orën 18:50. Takim me shoqëruesin në aeroport për të transferuar grupin me autobus në hotel me 4🌟 në qendër të qytetit dhe akomodim.
Fillojmë me një shetitje për tu orientuar në zone si në Sheshi Victoria
Sheshi Victoria është një sheshi i madh në zemër të qytetit, ku bashkohen Grote Street, Wakefield Street dhe King William Street. Sheshi, i njohur edhe me emrin e tij origjinal aborigjen, Tarndanyangga, është një vend takimi për banorët, një vend për ngjarje dhe shtëpia e Tregut Qendror të Adelaides. Në të qëndrojnë disa struktura historike të ruajtura mirë nga shekulli i 19-të, duke përfshirë gjykatat historike, Bashkinë dhe Katedralen e Shën Francis Xavier. Kjo shëtitje rreth sheshit eshte për t'u admiruar për detajet arkitekturore të ndërtesave dhe për t'u çlodhur në hapësirat e gjelbra të Sheshit Victoria, të mbushura me një statujë të Mbretëreshës Victoria dhe një shatërvan që simbolizon tre lumenjtë kryesorë të Australisë Jugore.
Darka e lirë në zonë.
Dita e 8 - 15/11/ 2026 Adelaide → Kangaroo Island
Nisje herët në mëngjes nga hoteli në Adelaide me autobus turistik premium, drejt portit Cape Jervis. Mëngjesi dhe dreka e paketuar per tu konsumuar në qendrime të percakuara gjatë rrugës. Udhëtimi vazhdon me traget luksoz për në Ishullin e Kangurit, duke shijuar pamje spektakolare mbi Oqeanin Jugor.
Pas mbërritjes në Penneshaw, vijon eksplorimi i ishullit me autobus ekskluziv, duke përfshirë Flinders Chase National Park, formacionet ikonike Remarkable Rocks dhe Admirals Arch, si dhe takime nga afër me faunën unike lokale: kangurë, koala dhe foka deti.
Krahas drekes se paketuar kush deshiron mund të konsumoje edhe në zonë në stil gourmet me produkte lokale të përzgjedhura.
Pasdite, kthimi me traget drejt Cape Jervis dhe transferimi komod për në hotel në Adelaide në mbrëmje.
Darka e lire.
Dita e 9 - 16/11/ 2026 Adelaide → Melbourne
Mëngjesi në hotel
Check out dhe nisja për në aeroport e Adelaidit në orën 09:30.
Nisja ne oren 12:00
Mbritja në Melbourne ora 13:45.
Takimi me shoqeruesin në aeroport dhe trasferimi i grupit drejt hotelit me 4🌟 në qendër të qytetit zona South Bank.
Check in në hotel. Udhezime për programin e vizitave qe do bejme gjatë 5 diteve të qendrimit ne Melbourn.
Dreka e lirë
Vizitë në katin e 88-të të kullës Eureka. Është pika më e lartë e vëzhgimit në Hemisferën Jugore. Në orën 16:00 drita është perfekte për të parë të gjithë shtrirjen e qytetit, malet Dandenong dhe gjirin Port Phillip. Për guximtarët, të provojnë "The Edge” një kub xhami që del jashtë ndërtesës. Do vazhdojmë me vizitë Stacionin ikonik të Trenit Flinders Street Station dhe katedralen Shen. Paul’s. Vizitë në Hosier Lane, e cila është rrugica më e famshme në botë për Street Art. Ngjyrat dhe grafitet ndryshojnë çdo ditë – është vendi perfekt për të bërë foto shumë profesionale, pak pushim për një kafe të shpejtë në Degraves Street, rrugica që të jep ndjesinë e Parisit në mes të Australisë.
Vazhdojmë me Federation Square, qendra kulturore e qytetit me arkitekturë abstrakte.
Drejtohuni drejt Crown Casino Boardwalk për të parë, Spektaklin "Gas Brigades": Çdo nje orë (sapo errësohet), tetë shtylla gjigante buzë lumit lëshojnë sferat më të mëdha të zjarrit në botë në sinkron me muzikën. Është një përvojë që të mbetet në kujtesë.
Mbrëmje dhe darka e lirë në zonë.
Dita e 10 - 17/11/ 2026 - MELBOURNE
09:00
Royal Exhibition Building & Carlton Gardens
Ditën e fillojme me vizitën e kësaj ndërtesë madhështore e mbrojtur nga UNESCO. Eshtë një nga ndërtesat më të bukura të shekullit XIX në botë, me një shëtitja nëpër kopshtet e Carlton-it në mëngjes që ofron mundësi fantastike për foto.
State Library Victoria( Libraria Voctoriane)
Vizitojme dhomën e famshme të leximit "La Trobe Reading Room". Pamja nga lart e kësaj kupole tetëkëndëshe është ikonike. Është një vend i qetë dhe mbresëlënës që tregon anën intelektuale të qytetit.
Old Melbourne Gaol (Burgu i Vjetër)
Një vizitë të shpejtë në burgun ku u mbajt i burgosuri legjendar australian Ned Kelly. Një zhytje në historinë "e errët" dhe interesante të kolonizimit.
Dreka e lirë, në Lygon Street është e domosdoshme, sepse në atë zonë ndodhemi. Është vendlindja e kulturës së kafesë në Melbourne.
Vizita vazhdon me Royal Botanic Gardens (Kopshtet Botanike Mbretërore),që konsiderohet ndër më të mirat në botë.Vizitojme "Guilfoyle’s Volcano" ku shijoni qetësinë e liqeneve me zambakë.
Vazhdojmë me Monomentin e Shrine of Remembrance, që nga tareca e tij të jep një nga pamjet më të bukura "straight-line" të të gjithë bulevardit St. Kilda Road deri në qendër të qytetit. Duke përdorur tramvajin për në St Kilda do vizitojme St. Kilda Pier rreth perëndimit (rreth orës 20:00), ku mund të shofim pinguinët e vegjël që jetojnë në shkëmbinjtë e portit.
Do Mbyllim ditën me një shëtitje në Acland Street, e famshme për dyqanet e vjetra të ëmbëlsirave evropiane dhe këthimi në hotel
Darka e lirë.
Dita e 12 - 18/11/ 2026- ODISEA E OQEANIT: 12 APOSTUJT & GREAT OCEAN ROAD
💡 Këshilla për Grupin:
Veshja: Merrni një xhup kundër erës. Te 12 Apostujt era mund të jetë shumë e fortë, edhe nëse dita është me diell.
Bateria: Sigurohuni që telefonat dhe kamerat të jenë plot, sepse kjo është dita ku do të bëni numrin më të madh të fotove💡
Mëngjesi më heret se ditët e tjera
07:30
Nisja nga Hoteli me autobus luksoz dhe me shoqëruesin drejt 12 Apostujt & Great Ocean Road
09:30 Ndalesa e parë në Memorial Arch (Hyrja e Great Ocean Road).
Një ndalesë e shpejtë për foto në harkun historik prej druri që shënon fillimin zyrtar të rrugës. Ky hark u ndërtua në nder të ushtarëve që ndërtuan këtë rrugë pas Luftës së Parë Botërore.
Vazhdojmë drejt Kennett River – ku do shofim Koalat.
Një ndalesë e shkurtër në këtë zonë pyjore, e cila është një nga vendet më të mira në Australi për të parë koalat e egra në majat e pemëve të eukaliptit. Mbani sytë hapur edhe për papagajtë shumëngjyrësh!
12:30 – 14:00
Dreka e Organizuar në qytetin bregdetar simpatik, Apollo Bay.
Kemi rezervuar një drekë në një nga restorantet buzë detit me menu prodhime deti të shoqëruara me një gotë verë të ftohtë Victoria. Apollo Bay Seafood Cafe.
Pas dreke, një shëtitje e shkurtër në plazhin me rërë të bardhë për të marrë energji për pjesën finale.
Kulmi i Ditës: 12 APOSTUJT (Twelve Apostles)
Pushim për të shijuar dhe për të bërë foto në këtë panoramë mahnitëse të 12 apostujve
Mbërritja në Parkun Kombëtar Port Campbell.
Do Ecim përgjatë shtigjeve të drunjta për të parë monolitët gjigantë të gëlqeres që ngrihen nga dallgët e fuqishme të Oqeanit Jugor.
Loch Ard Gorge: Vetëm 5 minuta larg 12 apostujve do vizitojmë këtë gji magjepsës me histori tragjike anijembytjeje, ku mund të zbrisni deri poshtë në rërë midis dy shkëmbinjve gjigantë.
17:00
Nisja për Kthim (Rruga e Brendshme)
Për kthimin zgjedhim rrugën "Colac", e cila kalon përmes fermave dhe pyjeve të gjelbërta. Kjo rrugë është më e shpejtë se ajo bregdetare dhe na lejon të çlodheni pas emocioneve të ditës.
20:00
Mbërritja në Hotel
Mbrëmja dhe darka e lirë në zonë.
Dita e 13 - 19/11/ 2026 - PARADA E PINGUINËVE: PHILLIP ISLAND EXPERIENCE
11:00 | Mëngjes i Lirë dhe Nisja nga Hoteli
Meqë mbrëmja e djeshme ishte e gjatë, nisja bëhet pak më vonë. Pas një kafeje buzë lumit Yarra, nisemi drejt juglindjes.
13:00 | Maru Koala & Animal Park
Ndalesa e parë gjatë rrugës. Ky është momenti për t'u afruar me kafshët ikonike:
Interaksion: Këtu mund të ushqeni kangurët me dorë dhe të bëni foto me koalat.
Eksperiencë: Do të shihni edhe dingo, vombatë dhe krokodilë, duke mësuar më shumë për faunën unike australiane.
15:00 Përshkimi i urës për në Phillip Island
Sapo hyjmë në ishull, peizazhi ndryshon. Ishulli është një oaz qetësie me ferma dhe bregdet të thyer.
15:30 The Nobbies & Seal Rocks
Një shëtitje në skajin më perëndimor të ishullit.
Pamja: Ecni mbi urat prej druri (boardwalks) buzë shkëmbinjve. Këtu do të shihni "Blowhole" (vrimën ku shpërthen uji i oqeanit) dhe, me pak fat me dylbi, mund të shihni kolonitë e fokave në shkëmbinjtë e largët.
17:30 Darkë e hershme në Cowes
Cowes është qyteti kryesor i ishullit, i mbushur me restorante dhe dyqane artizanale.
Sugjerim: Një darkë e këndshme me pamje nga deti përpara se të drejtohemi te pinguinët.
19:30 KULMI I DITËS: PARADA E PINGUINËVE (Penguin Parade)
Drejtohemi drejt plazhit Summerland.
Fenomeni: Ndërsa dielli perëndon, qindra Pinguinë të Vegjël (pinguinët më të vegjël në botë) dalin nga oqeani dhe ecin nëpër rërë drejt foleve të tyre në kodër.
Eksperienca: Ju do t'i shihni nga tribunat e pozicionuara në plazh. Është një skenë emocionuese që duket si një film dokumentar "live".
21:30 Kthimi drejt Melbournit
Rruga e kthimit zgjat rreth 90 minuta. Është koha perfekte që grupi të pushojë dhe të ndajë emocionet e ditës.
23:00
Mbërritja në Hotel
⚠️ Shënime të rëndësishme nga Collina Travel:
NDALOHET FOTOGRAFIMI: Gjatë paradës së pinguinëve është rreptësisht e ndaluar përdorimi i aparateve dhe telefonave (as me blic, as pa blic), sepse drita i tremb dhe u dëmton sytë pinguinëve. Ky rregull zbatohet me rreptësi nga stafi i parkut.
VISHUNI TRASHË: Edhe pse është nëntor (pranverë/verë), sapo perëndon dielli në bregdet, fryn një erë shumë e ftohtë nga Oqeani Antarktik.
Dita e 14 - 20/11/ 2026 Melbourne.
DITA E LIRË: SHOPPING & "GRANDE FINALE" NË LARTËSI
Mëngjesi & Paraditja. Eksplorimi i Qendrave Tregtare
Pas mëngjesit në hotel , zhytemi në "parajsën" e blerjeve:
Emporium Melbourne: Qendër Komerciale. Destinacioni kryesor për markat prestigjioze dhe dizajnerët australianë. Një arkitekturë mahnitëse ku luksi takohet me stilin.
Bourke Street Mall: Shëtitorja qendrore ku ndodhen dyqanet gjigante si David Jones dhe Myer. Këtu atmosfera gjallërohet nga muzikantët më të mirë të rrugës në qytet.
Block Arcade & Royal Arcade: Për një eksperiencë shopping-u historik. Këto arkada të shekullit XIX ofrojnë dyqane artizanale, bizhuteri unike dhe çokollata luksoze.
Dreka e lirë (Opsionale) Pause në "Lane-ways"
Sugjerojmë një drekë të shpejtë në Hardware Lane ose Centre Place, ku mund të shijoni ushqimin e rrugës (street food) të nivelit të lartë, për të mos humbur kohë nga shopping-u.
Pasditja
Kthimi në Hotel & Përgatitja
Rreth orës 17:00, sugjerohet kthimi në hotel për të lënë blerjet dhe për t'u bërë gati për mbrëmjen "Chic" të Melbournit.
✨ MBRËMJA MAGJIKE (18:00 – 21:00) | LUILI BAR & APERITIVO
18:00 | Mbërritja në LULI BAR (Kati i 60-të, Ritz-Carlton)
Ky është momenti "wow" i qëndrimit tuaj në Melbourne. I ndodhur në katin e 60-të të hotelit Ritz-Carlton, Luli Bar ofron një nga pamjet më spektakolare të qytetit dhe gjirit.
Aperitivo me Pamje: Shijoni një seleksion koktejesh "signature" ose një gotë shampanjë ndërsa dielli fillon të perëndojë mbi Melbourne.
Atmosfera: Një ambient i sofistikuar, me dritare nga dyshemeja në tavan që ju bëjnë të ndiheni sikur po qëndroni mbi retë. Pamja e qytetit që ndizet pak e nga pak është thjesht hipnotizuese.
Shijet: Shoqëroni pijet tuaja me pjata të vogla "gourmet" (light bites) të frymëzuara nga produktet lokale të Victoria-s.
20:30 Shëtitja e Fundit në zonën Southbank
Pas aperitivit, një ecje 15-minutëshe ju kthen në hotel. Është koha perfekte për të shijuar për herë të fundit dritat e lumit Yarra përpara se të përgatisni valixhet për fluturimin e nesërm drejt Uluru.
💡 Këshilla:
Dress Code: Për Luli Bar sygjerohet një veshje "Smart Casual" ose "Elegant". Eshtë një ambient ekskluziv ku stili vlerësohet.
Për blerjet:
Tax Free: Mos harroni të kërkoni faturat për "Tourist Refund Scheme" (TRS) nëse bëni blerje mbi 300 AUD në një dyqan, për të marrë mbrapsht TVSH-në në aeroport.
Dita e 15 - 21/11/2026 - ULURU
Për datën 21 përgatituni për një ndryshim drastik skene: nga rrokaqiejt e Melbournit në shkretëtirën e kuqe dhe mistike të Zemrës së Australisë. Ky është një vend i shenjtë për aborigjenët dhe një nga pikat më energjike të globit.
🏜️ ULURU: ZHYTJA NË ZEMRËN E ZJARRTË TË KONTINENTIT
Transferta drejt Aeroportit të Melbournit
Nisja herët nga hoteli në orën 04:30 për fluturimin e orës 07:00 për Ayers Rock ULURU. Fluturimi zgjat rreth 3 orë e gjysmë.
11:30 | Mbërritja në Ayers Rock (Uluru)
Sapo të zbrisni nga avioni, do të ndjeni nxehtësinë e thatë dhe magjinë e shkretëtirës. Transferta me autobus drejt
Ayers Rock ULURU Resort
Check-in i shpejtë në hotel.
Sugjerojme të konsumoni një drekë të lehtë në Town Square të resortit, ku ka disa opsione kafeneje dhe restorantesh.
🕒 PROGRAMI I PASDITES:
MISTIKA DHE LEGJENDA
14:30 Vizitë në Qendrën Kulturore dhe Bazën e Uluru
Nisemi drejt Parkut Kombëtar Uluru-Kata Tjuta.
Qendra Kulturore:
Fillojmë me historinë e popullit Anangu, pronarët tradicionalë të kësaj toke. Këtu do të kuptoni pse ky gur gjigant është kaq i shenjtë.
Mala Walk & Mutitjulu Waterhole:
Një shëtitje e lehtë në bazën e monolitit. Do të shihni artin antik në shkëmb (pikturat aborigjene) dhe puset e fshehura të ujit që kanë mbajtur gjallë jetën në shkretëtirë për mijëra vjet.
18:00 Spektakli i Ngjyrave: Perëndimi në Uluru
Drejtohemi në zonën e dedikuar për shikimin e perëndimit.
Magjia: Mbani kamerat gati! Ndërsa dielli ulet, Uluru ndryshon ngjyrë çdo minutë – nga portokallia e ndezur në të kuqe të thellë e deri në vjollcë. Është një moment heshtjeje dhe admirimi që nuk harrohet kurrë.
🔥 MBRËMJA: DARKA BARBEQUE NËN QIELLIN ME YJE
19:30 Sounds of Silence / BBQ Experience
Mbrëmja kulmon me një darkë e organizuar tradicionale Australiane (Barbeque) në mes të shkretëtirës.
Menuja:
Mishi i pjekur në skarë (mundësisht edhe specialitete lokale si kanguri apo emu), sallata të freskëta dhe verëra australiane.
21:30 Kthimi në Resort
Një gjumë i qetë në mes të qetësisë absolute të shkretëtirës.
💡 Këshilla të dobishme për Uluru:
Uji është Jeta: Duhet të pini të paktën 1 litër ujë çdo 2-3 orë. Shkretëtira të dehidraton pa e ndier.
Krem Dielli & Kapele: Edhe pse pasditja mund të duket e freskët, rrezatimi është shumë i lartë.
Mizat e Shkretëtirës: Siç e përmendëm te lista e sendeve, rrjeta e fytyrës mund të jetë miku juaj më i mirë gjatë shëtitjes në bazë deri sa të perëndojë dielli.
Dita e 16 - 22/11/ 2026 - Uluru → Sydney
MËNGJESI NË ULURU: KUJTIMET E FUNDIT NË RËRËN E KUQE
08:00 – 10:30 | Shopping & Galeri Arti
Pas mëngjesit në hotel, keni kohë të mjaftueshme për vizitat e fundit në Town Square të resortit.
Art Aborigjen: Kjo është koha ideale për të blerë piktura origjinale "Dot Art" ose suvenire druri të punuara nga artistët vendas Anangu.
Galeria Mulgara: Një nga galeritë më të mira për të gjetur dhurata unike që mbartin historinë e shkretëtirës.
10:45 | Transferimi drejt Aeroportit
Autobusi i resortit na çon drejt aeroportit të vogël dhe simpatik të Ayers Rock për fluturimin e orës 12:15.
SYDNEY: MIRË SE VINI NË KRYEQYTETIN E PORTIT
16:45 Mbërritja në Sydney
Sapo të zbrisni, do të ndjeni ndryshimin e ajrit – nga i thati i shkretëtirës në ajrin e kripur dhe të freskët të oqeanit. Pas marrjes së bagazheve, transferohemi drejt hotelit me 4 🌟 në zonën Darling Harbour, zona centrale per gjithë turistët elitar.
Sistemacion në hotel.
Nje shetitje ne zone për t'u orientuar dhe udhezime të rendesishme për vizita tè diteve ne vazhdim.
Dita e 17 - 23/11/ 2026 Sydney
Mengjesi në hotel
09:00
Fillojmë vizitat me ndërtesën Mbretëresha Viktoria (QVB) & Bashkia,brendësinë e QVB dhe Bashkinë (Town Hall) që ndodhet ngjitur.
Vazhdojmë me Katedralja e Shën Andreas: Një kishë gotike shumë paqësore.
Merrni tramvajin ( Light Rail ) te stacioni Town Hall drejt Circular Quay. për të vizituar Opera House ( Pallati i Operes ). Bejme dhe një shëtitje e shkurtër në Kopshtin Botanik Mbretëror (me shumë hije dhe stola).
Dreka e lirë te Circular Quay: Pushim i gjatë buzë ujit.
Vazhdojmë me vizitë në Shkëmbinjtë (The Rocks); nje lagje historike dhe rrugicat që janë me kalldrëm. Këtu mund do vizitojmë dyqane të vjetra dhe muze të vegjël falas.
Marim tramvaj për të vizituar Syrin e Kulles se Sydneyit ( Sydney Tower Eye ): Nje pamje 360° Spektakolare kur dielli eshte duke perënduar.
Mëngjesi në hotel
09:00
Kultura, Parku dhe Oqeani
Fokusimi: Lindja e Qytetit dhe Bondi Beach
09:30 – 11:00 | Hyde Park & Katedralja e Shën Marisë: Ecje 5-minutëshe nga QVB. Hyde Park është zemra e gjelbër e qytetit. Katedralja e Shën Marisë është madhështore dhe ndodhet në fushë në skaj të parkut.
Vazhdojmë me vizitë në Muzeu Australian & Galeria e Arteve (NSW): Galeria ofron art aborigjen të mrekullueshëm.
Dreka e lehtë pranë galerisë.
Me shoqeruesin dhe me autobus nisemi drejt plazhit të Bondi Beach: Një shëtitje në pedonale në ajër oqeani dhe pa dyshim një kafe eshte vend i duhur për pejsazhin që dhuron.
Kthimi në Hotel: Pushim përpara darkës.
Darka e lirë në zonë
Darling Harbour, Magjia e Portit dhe Kroçiera në Finale
Kopshti Kinez i Miqësisë: Një shetitje drejt Darling Harbour. Një oaz qetësie me ujë dhe kopshte. Darling Harbour & Akuariumi i Sydney: Vazhdojmë me shetitjen ne buzë të portit. Vizita në Akuariun (SEA LIFE) është shumë komode dhe mbresëlënëse. Tregu i Peshkut (Sydney Fish Market): Me tramvajin (Light Rail - Linja L1) nga Convention Centre dhe zbritni direkt te Fish Market.
Eksperienca: Dreka me prodhime deti më të freskëta në botë. Është një treg shumë gjallërues.
Muzeu Kombëtar Detar: Kthehuni në Darling Harbour. Do shofim anije të vjetra dhe nëndetëset nga jashtë (ose brenda nëse keni energji).
Kopshti Zoologjik Taronga (Opsionale): Kethehemi në hotel për nje pushim për t'u bërë gati për mbrëmjen.
Kroçiera me Darkë (Mbyllja e Madhe): Nisja nga King Street Wharf (Darling Harbour).
Dita e 20 - 26/11/ 2026 - Sydney → Tiranë
Dite e lire për shoping si dita e fundit.
Check out dhe në orën 17:00
Transferim për në aeroport Fluturim ndërkombëtar drejt Tiranës. Mbërritje në Tiranë dhe përfundim i udhëtimit me kujtime të pasura dhe materiale fotografike personale.
Foto sugjerim: foto e fundit e grupit në aeroport ose pamje të brendshme të avionit me grupin.
✨ UDHËTIMI I ËNDRRAVE ✨
21 ditë. 3 kontinente. Kujtime për gjithë jetën.
🌏 Singapor – Zelanda e Re – Australi.
Paketa duke filluar nga 8950 €.
Perfshin: ✈️ 8 Linja Avioni
🏨 6 Hotele me 4🌟
🥐☕ Të gjitha mëngjeset.
🥘 2 drekë.
🍽️ 2 darka 🚢 Një Darkë luksoze në Krociere.
🍖 1 dhe tjetër Barbeque .
Pagesa e vizave për të tre kontinentet dhe e veçantë - për vizat mendon gjithçka Collina Travel
🚌 Trasporti me autobus nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas dhe në të gjitha atraksion e programuar
🧾 Të gjitha biletat sipas programit
Guidat me përkthyes shqip sipas programit
Nuk perfshihet:
Sigurimi i shendetit që është i detyrueshëm per cdo vizitor.
Keshille: Është mirë të beni një siguracion që të jenë të specifikuara të gjitha ç'farë ju mbulon, sepse sherbimi shëndetsor është i shtrenjtë.
Bakshishet dhe portierët.
Hyrje në atraksione shtesë (përveç atyre të specifikuara).
Dhe cdo gje tjeter, pervec atyre te permendura ne "perfshihen".
Pagesa e parë: 1500 € deri më 20 Mars 2026.
Pagesa e dytë: 2000 € deri më 15 Maj 2026.
Pagesa e trete: 2450 € deri më 15 Korrik 2026.
Pagesa e fundit: 3000 € deri në 30 Shtator 2026.
Pagesat do t'i kryeni vetëm në banke me trasferta apo me pagesë direkt në ketë Llogari:
Union Bank Durres Rruga Egnatia/4
Collina Travel SHPK
IBAN: AL79214121070120686878020120
Pershkrimi:
Për UDHËTIMIN ËNDRRAVE
Politika e anullimit të Udhëtimit.
Për çfarëdo arsye subjektive apo objekteve anullimi i udhetimit mund të kryhet, por koha e anullimit sjell për pasojë edhe kosto:
Anullimi brenda 15/04/2026 nuk ka kosto
( dmth pagesen paraprake që ka bere i kethehet plotesish, % ).
Anullimi nga 15/04/ - 15/06/2026 ka nje kosto prej 30 % ( 30 perqind ) të pagesës që ka kryer deri në atë moment.
Anullimi nga 15/06 - 15/08/2026 ka një kosto prej 50 % ( 50 perqind ) të pagesës që ka kryer deri në atë moment.
Anullimi pas 15/08/2026 ka një kosto prej % të pagesës së kryer deri në atë moment.
E Rëndësishme
Me pagesën e parë prej 1500 €, ky program turistik konsiderohet një kontratë dhe pagesa e kryer nga ju konsiderohet e firmosur, ku pranoni të gjitha kushtet e shkruara per te gjitha pikat e programit pra të kontrates.
Collina Travel nuk është përgjegjës dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për rastet e anullimit të fluturimit për arsye madhore (për arsye moti i keq, epidemi, lufte apo dhe të tjera ).
SUGJERIME PRAKTIKE PËR GRUPIN
Dokumentet: Sigurohuni që pasaporta të jenë me vlefshmëri të paktën 6 muaj pas datës së kthimit. Vizat dhe lejet hyrese do të verifikohen para rezervimit final.
Ulja e ndjeshmërisë ndaj kohës: për fluturimet e gjata (veçanërisht Singapor → Auckland), preferohet gjumë i rregullt para nisjes dhe hidratim i vazhdueshëm në bord.
Veshja: shtresa të holla për ndryshimet e temperaturës; Uluru ka temperatura ekstreme në mëngjes dhe në mëngjes të hershëm.
Elektricitet & valutat: adapter universal; valutat lokale (Singapor: SGD, Zelanda e Re: NZD, Australia: AUD). Kartat janë gjerësisht të pranueshme.
Shëndeti: sigurim udhëtimi i rekomanduar; barna personale; krem dielli dhe repelent për insektet në zonat natyrore.
Collina Travel
✉️ info@collinatravel.com
📱 WhatsApp: +355 69 626 8060
🌐 www.collinatravel.com